Lajme

Eksperti amerikan-Kurtit: Marrëveshja është marrëveshje, nuk ka kthim mbrapa!

02/14/2024 10:49
nga:G C

Eksperti amerikan, David Philips thotë se nuk ka kthim mbrapa nga marrëveshjet e dakorduara në Bruksel e Ohër.

Philips për GazetaBlic thotë se, zbatimi i marrëveshjes është shenjë shumë e rëndësishme për udhëheqje.

“Marrëveshja është marrëveshje. Pasi të jetë rënë dakord, nuk ka kthim prapa. Zbatimi i marrëveshjeve është një shenjë e rëndësishme e udhëheqjes”, tha Philips.

Ndërsa për qëndrimin e kryeministrit Kurti, Philips thotë se ai duhet të punojë në politikat e brendshme dhe ta mundësojë paqen në Kosovë.

“Kurti duhet të jetë i parashikueshëm në mënyrë që politika e brendshme dhe marrëdhëniet rajonale të jenë të parashikueshme, duke rritur kohezionin social dhe duke mundësuar paqen dhe përparimin”, tha Philips për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se arsyeja se pse Kosova është duke insistuar që të ketë në nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit me Serbinë dhe aneksin të saj pasi sipas tij, Serbia nuk është duke e respektuar e zbatuar atë.

“Më datë 27 shkurt jemi dakorduar për marrëveshjen bazike, më 18 mars vendosëm për aneksin e zbatimit, problemi është se nga 11 nenet e marrëveshjes bazike së paku tetë janë shkelur nga Serbia, ne kërkojmë siguri ligjore jo vetëm për zbatim, por edhe për respektim dhe mos shkelje të saj e për këtë arsye kemi kërkuar nënshkrim të marrëveshjes”, kishte thënë Kurti./GazetaBlic/

Biden letër Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën, hap kyç për stabilitet në rajon dhe Evropë

O’Brien: Varianti i parë i letrës së Serbisë me të cilën hedhet poshtë marrëveshja është tërhequr