Geek

Ekspertët: Këtë aplikacion të popullarizuar fëmijët nuk duhet ta përdorin

01/15/2018 06:58
nga:Gazeta Blic

Hulumtimet kanë treguar që rrjetet shoqërore nuk ndikojnë më mirë tek të rinjtë, por komisari për fëmijë në Britaninë e Madhe mendon se prindërit duhet të ndalojnë përdorimin e Snapchat.

Disa shkolla nëpër Britaninë e Madhe tashmë kanë filluar të ndalojnë përdorimin e Snapchat gjatë mësimit.

Komisarja për fëmijë Ana Longfield konsideron që prindërit duhet të vazhdojnë me praktikën e njëjtë dhe pas shkollës.

Sipas saj, përdorimi i këtij aplikacioni krijon varësi te fëmijët, duke shkaktuar probleme në shëndetin e tyre.

Në raportin e fundit të publikuar, Longfield ka paralajmëruar për ndikimin e rrjeteve shoqërore te fëmijët, para së gjithash, pasi krijojnë presion që të jenë të pranishëm në mënyrë të vazhdueshme dhe të pranojnë pëlqime nga miqtë e tyre, transmeton KosovaPress.

Snap, kompania që ka hartuar Snapchat, pohon se ajo krijon komunikimin mes miqve.

“Konsiderojnë shumë seriozisht obligimin tonë që të krijojmë një përvojë të sigurt për përdoruesit tanë dhe të vazhdojmë me investimin në të gjitha mjetet që do të sigurojmë”, porosit kompania.

02/09/2018 17:06

Kujdes! Këto janë gabimet që duhet ti shmangni në Snapchat