• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ekspertët e sigurisë me ‘këshilla’ për Kurtin

01/28/2024 22:11
nga:Gazeta Blic

Ekspertët e sigurisë po vlerësojnë se është interes i bashkësisë ndërkombëtare ruajtja e stabilitetit në Ballkan.

Hysen Geci, ka theksuar për Gazeta Blic se në Kosovë është NATO, prandaj shton ai, Aleanca Veri-Atlantike ka interes mbrojtjen e territorit të Kosovës.

Sipas tij, koordinimet me faktorin ndërkombëtar duhet të jenë të sinqerta.

“Në Kosovë është prezent NATO përmes KFOR-it, mirëpo deklaratat e sekretarit britanik, Cameron janë një tregues që përveç NATO-s interes për një mbrojtje të territorit të Kosovës është duke treguar edhe Britania e Madhe dhe SHBA”, tha ai.

Sipas tij, Kosova dhe Ballkani në përgjithësi janë interes i ngushtë gjeostrategjik dhe politik i SHBA-së dhe evropianëve.

“Koordinimet që bëhen të faktori politik vendor me atë ndërkombëtar, duhet të jenë të sinqerta dhe të mos bëjmë gabime si në të kaluarën, ku shpesh kemi thënë se ne jem shtet sovran dhe ne vetë sjellim vendime sovrane, natyrisht kjo qëndron mirëpo ato vendime duhet të koordinohen mirë me partnerët ndërkombëtarë”, thotë ai për emisionin “Expose”.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?