Fit&Sexy

Ekspertët e Harvardit: Më keq është t’i mbash shkollat e mbyllura sesa të hapura

06/24/2020 22:13
nga:N S

Ndonëse mënyra e vetme për të siguruar zero raste të Covid-19 në shkolla është mbajtja e tyre e mbyllur deri në vitin e ardhshëm, por kjo nuk është e pranueshme kur kihen parasysh rreziqet e tjera me të cilat përballen fëmijët në shtëpi, tha të mërkurën një ekspert i shëndetit të mjedisit.

Joseph Allen, profesor ndihmës i shkencës për vlerësimin e ekspozimit dhe drejtori i Programit të Ndërtesave të Shëndetshme në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit thotë se “më e udhës është të krijohet ambienti i duhur për mbarëvajtje mësimore dhe të mbahen fëmijët në shkolla dhe të angazhuar”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Unë them se kostoja e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi është shkatërruese, si dhe ka strategji të provuara të tjera që mund të minimizojnë rrezikun si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit”, tha Allen në një video-konferencë.

“Kështu që kur e kemi këtë diskutim për fëmijët që të kthehën në shkollë, duhet ta vendosim atë në kontekstin e kostove individuale dhe shoqërore të të mbajturit të fëmijëve në shtëpi”.

Fëmijët në shtëpi mund të përballen me probleme fizike shëndetësore, sikurse është qëndrimi gjatë ulur. Problemet e shëndetit mendor, shpesh i përkeqësuar nga mungesa e ndërveprimit dhe lidhjes sociale, shihet gjithashtu si një problem tjetër nga profesori Allen.

Sipas tij, një numër i madh i nxënësve nuk po i vijojnë mësimet online. “Tani kemi një braktisje virtuale, për shembull, kemiBoston, ku 20% e fëmijëve në maj nuk vijonin mësimin”, tha ai. “Ngjashëm ndodhi edhe në Filadelfia, ku vetëm 50% e fëmijëve të shkollës fillore po vijonin përditë mësimin”.

Allen dhe kolegët botuan një raport të mërkurën që përshkruan strategjitë e zvogëlimit të rrezikut për hapjen e shkollave. /