Sporti

Ekskluzive| UEFA i dërgon letër FFK’së, por Arianit Ahmeti reagon ashpër: Favre s’është kompetent, kjo është ‘lojë’ e Agim Ademit

12/09/2019 13:57
nga:Lorik J

Ish zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka demantuar letrën e UEFA-s, në të cilën shkruhet se ka shtëpia e futbollit “është në dispozicion” të vendimit të mandatit katër vjeçar të kryetarit aktual, Agim Ademi.

Federata e Futbollit të Kosovës para pak minutash ka publikuar një komunikatë – ku ka sqaruar mandatin e Ademit me procesverbalin e zgjedhjeve si dhe me letrën të cilën UEFA ia ka dërguar sot FFK’së, shkruan GazetaBlic.

Federata e Futbollit ka reaguar pasi Arianit Ahmeti kishte shpallur kandidaturën për president (pretendon se ka 41 nënshkrime), duke publikuar vendimet që janë marrë në zgjedhjet e vitit 2018.

Në komunikatën e publikuar, FFK gjithashtu ka bashkangjitur edhe letrën e dërguar nga Thierry Favre (Shefi i Zhvillimit të Shoqatave Kombëtare / Zëvendës-drejtor), i cili shkruan se ka përcjellur këtë ngjarje dhe thotë se UEFA është në dispozicion të plotë të vendimit.

Megjithatë, Arianit Ahmeti, tani i shkarkuar nga FFK për shkak të zhvillimeve të fundit beson se kjo nuk ka fare të bëjë me atë se çfarë po bisedohet ditëve të fundit.

“Nën 1; çështjen e mandatit e caktojnë ligjet e vendit dhe statutet e Federatës së Futbollit të Kosovës, aty thotë ku vepron, ku regjistrohesh. E dyta; UEFA vetëm merr pjesë, pra është pjesëmarrës. E treta; Zotëria në fjalë (Thierry Favre) shikoni se çfarë titulli ka dhe shikoni se a është kompetent për të jep opinione ligjore në emër të UEFA’s. Ai është për zhvillim të Federatave, në krye të asosiaconit të Hat-Trickut, ato janë fonde për Federata, të drejta televizive dhe gjëra të tilla. Ky zotëria në fjalë nuk është fare kompetent për të dhënë opinione ligjore. Ky është edhe një demant i radhës nga zotëri, Agim Ademi me metodat e tij si gjithmonë, sikurse edhe me bileta ashtu edhe tani”, tha shkurtimisht Ahmeti për ‘GazetaBlic‘.

Vlen të theksohet se Arianit Ahmeti mbrëmë zbuloi edhe disa fakte – (të pakonfirmuara) në të cilat shihet se biletat e ndeshjeve të kombëtares së Kosovës nuk janë shitur të gjitha online, por vetëm një pjesë e tyre.

Ja faktet e Ahmetit:

/GazetaBlic/