Gazeta Blic nga burime brenda mbledhjes së LDK-së ka marrë vesh për temat që janë diskutuar në këtë mbledhje.
Sipas këtyre burimeve, tri janë pikat kryesore që janë diskutuar.
E para, ka të bëje me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Nëse nuk ka vota të mjaftueshme, atëherë LDK fare nuk do ta hedhë në votim këtë projekligj”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Ky burim thekson se LDK beson se PDK nesër do ta mbështes projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ndërkaq, si temë e dytë që u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, kryetarët e degëve të LDK-së do të mbesin ata që janë.
Kjo me arsyetimin se në kohë pandemie nuk do të mund të mbledhet as Këshilli i Përgjithshëm e as organet tjera të LDK-së.
Dhe si pikë e tretë, që u diskutua në këtë mbledhje ka të bëjë me emrin e Ismet Beqirit.
Ai, siç merr vesh Gazeta Blic do të mbetet kryetar i degës së LDK-së.