Showtime

EKSKLUZIVE: Remzie Osmani me projekte të reja, çfarë raporte ka me nusen, tregon vetë ajo!

02/11/2018 15:07
nga:A. R.

Bilbili i Mushtishtit Remzie Osmani, shquhet për zërin fantastik dhe ëmbëlsinë që e ka sjellë ndër vite me këngët e shumta që ka realizuar. Ajo është një ndër emrat më të kërkuar të muzikës popullore, shkruan Gazeta Blic.

Përveç muzikës që e ka kultivuar me vite, Remzia së fundmi po merr vëmendjen mediatike edhe për jetën private të saj e sidomos tani pas fejesës së djalit, nusja Gëzimja, është ajo që po komentohet për çdo lëvizje.

Në një intervistë për Gazeta Blic, këngëtarja Osmani tregon projektet e reja që do sjellë, përditshmërinë e saj e më së shumti flet për mënyrën se si shtypi rozë i kundërvihet familjes së këngëtares.

Gazeta Blic: Tanimë keni realizuar këngë të shumta dhe mjaft të pëlqyera, çka presim këtë vit nga Remzie Osmani?

Remzie Osmani: Jam në përgatitjen e këngëve të reja, njëra do jetë baladë dhe dy do të jenë ritmike, njëra nga ritmiket është duet me vëllaun, Nexhatin e kemi menduar që t’ia bëjmë edhe videoklipin.

Gazeta Blic: Më së shumti keni projekte me vëllaun, Nexhat Osmanin, a mendoni të ndryshoni paksa çasjen me kë nga këngëtarët e tjerë do bëje një bashkëpunim?

Remzie Osmani: Njëherë për njëherë nuk mendoj të bëj duet me ndonjë këngëtar tjetër përpos Nexhatit, kështu jemi shumë mirë.

Gazeta Blic: Sa albume i keni realizuar deri më tani?

Remzie Osmani: Duke i përmbledhur personalet duetet dhe potpuritë e ndryshme del se janë mbi 35 albume.

Gazeta Blic: Cilën nga këngët e juaja e keni më përzemër dhe pse?

Remzie Osmani: Përderisa unë i zgjedh ato këngë, normal se i dua apo i pëlqej të gjitha sepse janë vetë përzgjedhja ime, por disa këngë bëhen hite disa dëgjohen e pëlqehen më shumë dhe pikërisht edhe kur performon live gjatë gjithë jetës i këndon këngët më të dëgjuara , i këndon thuajse çdo natë dhe normal që ato që dëgjohen më shumë edhe për mua bëhen më të pëlqyerat dhe ndihesh mirë kur ke këngë hit.

Gazeta Blic: Si e kalon kohën e lirë Remzie Osmani, a merreni me ndonjë aktivitet tjetër?

Remzie Osmani: Si çdo nënë (grua) edhe unë nuk them se kam shumë kohë të lirë, por atë pak kohë që e vjedh kam dëshirë të shfrytëzoj duke ecur (vrapuar), sport. Po, kam dëshirë të shkruaj ndonjë këngë apo të punoj ndonjë melodi.

Gazeta Blic: Që nga fejesa e djalit tuaj, nusja Gëzimja ka marrë vëmendjen e shtypit rozë sa ju pengon kjo nëse çdo ditë shihni lajme për të, në rrjetet sociale?

Remzie Osmani: Fatkeqësisht përpos artistëve që jemi bërë pre e portaleve edhe familjet e tona janë nonstop me tituj kot e kot me shkrime banale saqë dhe habitem si dinë me i ndreq dhe si ju shkon mendja. Edhe nuses së djalit tim i’a kam thënë mos u shqetëso nga këto shkrime koti, ne jemi mësuar mësohu edhe ti. Po, mendoj sa ma u teprua duhet tu themi stop u bë, mjaft më.

Gazeta Blic: Vajzës a keni menduar ndonjëherë t’ia jepni profesionin, a do ketë diçka në të ardhmen nga ajo?

Remzie Osmani: Vajza është në studime dhe i ecën për mrekulli, këngën e don e ka pasion sidomos kur rritesh me këngën dhe do ta kesh në gjene dhe do ta duash. Punon me bandin e vet, ushtron kohë pas kohe por akoma nuk e ka menduar me inçizuar këngën, nëse ka dëshirë do e përkrah, nuk i mungon as talenti.

Gazeta Blic: Një moment të veçantë që ju e kishit ndarë me lexuesit që nga fillimi i karrierës muzikore?

Remzie Osmani: Një nga momentet më të veçanta të jetës sime do të quaj edhe karrierën time kaq të gjatë, përcjellja dhe rritja e shumë gjeneratave gati tri dekada me këngët e mia. Kjo është mrekulli.

Gazeta Blic: Keni për të thënë diçka për fund për të gjithë fansat e juaj?

Remzie Osmani: Për fund ju falenderoj, ju dua shumë.

/©GazetaBlic./

12/03/2019 15:34

Humbi gjithë familjen nën rrënojat e tërmetit, Dorian Greku prej 2 muajsh ndodhej në Francë për azil