Deri në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, një votues kishte të drejtë të votonte deri më së shumti 5 kandidatë për deputetë nga lista e një subjekti politik. Por, me ligin e ri për zgjedhjet, draftin e së cilit e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Blic, ky numër është rritur dukshëm.
Që nga zgjedhjet e ardhshme, pasi që ligji të miratohet në Kuvend dhe të hyjë në fuqi, një votues do të mund të votojë deri në 10 kandidatë për deputetë nga lista e një subjekti politik.
Kjo është specifikuar në pikën 4 të nenit 110 të ligjit të ri për zgjedhjet. Sipas këtij ligji, votuesi do të votojë për një subjekt politik dhe nga 1 deri në 10 kandidatë nga lista e atij subjekti politik.
Ky nen nuk do ta ndryshojë mënyrën e votimit në Zgedhjet Lokale. Edhe më tej, qytetarët që votojnë për Kuvendin Komunal do të mund të votojnë drejtpërdrejt vetëm për një kandidat për asambleist.