Lajme

Ekskluzive || Pas takimit të ‘fshehtë’ me Isa Mustafën, Albin Kurti drejt ‘dorëzimit’: Zotohet për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe?!

03/12/2020 23:05
nga:Gazeta Blic

Taksa 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia do të hiqet së shpejti.

Kështu të paktën mësohet të jetë zotuar kryeministri i vendit, Albin Kurti ndaj partnerit të koalicionit- liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Burime të Gazetës Blic të afërta me takimin e sotëm ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa kanë theksuar se dy partnerët e koalicionit janë pajtuar për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Albin Kurti në takimin që ka pasur gjatë ditës me Isa Mustafën është zotuar se do ta largojë taksën ndaj mallrave serbe”, thotë ky burim i Gazetës Blic, pa dhënë detaje tjera, përfshirë kohën e saktë të heqjes së saj.

Sipas këtij burimi, Albin Kurti është dorëzuar dhe shumë shpejt do të merret vendimi në Qeveri për heqjen përfundimtare të taksës.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Mustafës u zhvillua sot në orët e pasditës, dhe vjen vetëm pak ditë pasi zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni qëndroi në Uashington, ku u takua me të deleguarin e posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet Kosovë- Serbi, Grenell.

Gazeta Blic ka provuar që të marrë një konfirmin nga VV dhe LDK, por nga asnjëra parti nuk kanë folur rreth këtij takimi.

Hyseni nga Amerika kishte këtkuar që të hiqej taksa ndaj mallrave serbe.

Ky ishtë postimi që ai kishte bërë pas takimit me Grenell.

Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpine e Bardhë në Washington

Me autorizimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, u prita në Shtëpinë e Bardhë në Washington nga i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell.

Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon.
I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishem e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.
Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.
E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.
LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.

LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.

LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siq kërkohet nga Presidenti Trump.
Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative.

Skender Hyseni

Megjithatë, Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit që u mbajt dje, ka theksuar se taksa do të hiqet shkallë- shkallë, ashtu siç kishte paralajmëruar që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë, derisa më 1 prill do të hiqet e plotë.

Në linkun në vijim e gjeni deklaratën e djeshme të Kurtit për taksën 100%.

Kurti: Nëse e heq tarifën, Thaçi e Vuçiqi e nënshkruajnë marrëveshjen menjëherë

Pos LDK-së, edhe SHBA-të kanë vazhduar me presion për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Senatori amerikan David Perdue ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mos marrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.

Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se tani me përparimin historik që është bërë mes dy shteteve, është në dorë të Kosovës që të bëjë pjesën e vet, si dhe të shfuqizojë tarifën e vendosur ndaj Serbisë.

Senatori amerikan shton se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, trupat amerikanë të tërhiqen nga Kosova

Ekskluzive: Takohen Kurti e Mustafa, ky i fundit i jep ultimatum për heqje të taksës

06/03/2020 21:38

Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”