Lajme

Ekskluzive në “Blic Interview” me Astrit Gashin, Baton Haxhiu shpalos sondazhin e fundit të partive politike

11/09/2018 19:04
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu është i ftuar në emisionin e dytë “Blic Intervieë” me Astrit Gashi.

Ai në këtë intervistë zbulon sondazhin e organizuar para dy javëve, ku rezultatet janë befasuese.

Ai tregon se kush është partia e parë politike në vend, cili është dallimi me partinë e dytë politike.

– A ka lëvizje nga lista dhe a po arrin LDK ta mban primatim dhe me çfarë shifrash tani?

– Çka mund ta rrezikoj LDK-në në të ardhmen?

-A mundet Isa Mustafa ta dërgojë LDK-në drejt fitores së zgjedhjeve dhe kush do të duhej të ishte lideri i ri i partisë?

– Cili është opsioni shpëtues për PDK-në?

-A mund të ketë sipas sondazhit një koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe VV-në?

-A mund të ketë koalicion mes PDK-së dhe Nisma-s, dhe cilat do të ishin efektet?

-A e kalon PSD pragun zgjedhor?

-Kush është në Parlament dhe kush jo nëse zgjedhjet do mbaheshin sot.

Ai në intervistën që do të transmetohet nga ora 22:00 live në faqen e Facebookut të Gazeta Blic, flet edhe për këto tema:

Pse Baton Haxhiu mendon se duhet të ketë Konfederatë mes Kosovës dhe Shqiperisë dhe kur pritet të ndodhë?

A u hap në Beograd nga Vuçic, në takim me Ramen teza e shkëmbimit të territoreve?

A e takoi Hashim Thaçi këtë temë derisa po interesohej për Gjykatën Speciale?

Pse Haxhiu është skeptik se Ramush Haradinaj nuk do të mbajë fjalën për shkëmbimin sikur për demarkacionin?

Çka mendon ai për Kadri Veselin dhe cili është gabimi më i madh i tij?