Lajme

Ekskluzive | Këta janë personat që u arrestuan ditën e djeshme për “pastrim parash”

06/19/2019 12:31
nga:Gazeta Blic

Tre persona janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me disa zyrtar policor të shtetit gjerman, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në raste të “pastrimit të parave”

“Gazeta Blic” ka siguruar identitetin e tre të arrestuarve, të cilët i takojnë nacionalitetit shqiptar. Fjala është për Betim Tasholli 31 vjeç, Azem Spahiu 26 vjeç dhe Egzontin Murturi 31 vjeç, raporton GazetaBlic.com

Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në (2) dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në (4) katër lokacione.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.Janë konfiskuar një numër i madhe i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar .

Janë sekuestruar gjithsej edhe 6296,50 euro.12/orë dore të llojeve të ndryshme si Armani, Rolex, Festina, Fossil, Svatsh, Boss.

Një veturë e tipit Porshe.Një mortor i tipit Yamaha.Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.

Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi, të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim. /Gazeta Blic/