Lajme

EKSKLUZIVE || Kështu ndodhi sulmi ku vdiqën tre persona: Një person i maskuar i del përpara autobusit dhe gjuan pa ndalë

11/26/2021 21:26
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Si pasojë e një sulmi me armë ndaj një autobusi kanë mbetur të vdekur tre persona .

“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda Policisë  ka marrë vesh se gjithë kjo tragjedi është shkaktuar nga një person i vetëm i cili ishte i maskuar.

Nga kjo ngjarja makabre kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Për ketë ngjarje ka patur reagime të shumta nga spektri politike në vend.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili vjen nga kjo komunë ka dënuar aktin dhe ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.

Ngushëllime për ngjarjen ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit, Konjufca, i cili ka kërkuar nga organet e rendit zbardhjen e shpejtë të rastit

“Gazeta Blic” do t’iu mbajë të informuar rreth të rejave të fundit nga vendngjarja……

 

Ngjarja në Deçan, ky është lajmi i fundit nga Spitali i Pejës

Kryetari i Gllogjanit tregon saktë vendin ku ndodhi tragjedia ku mbetën të vrarë katër persona

 

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj apelon organet e rendit: Autori i krimit të kapet sa më parë