Lajme

EKSKLUZIVE: Isa Mustafa i kërkon KP-së shkarkimin e Vjosa Osmanit nga nënkryetarja e partisë, vendos Avdullah Hotin në vend të saj

06/20/2020 13:38
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas votës kundër të Vjosa Osmanit për formimin e Qeverisë Hoti ka marrë masa kundër saj.

Mustafa u ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që të votojnë për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë dhe anëtarës së Kryesisë.

Inicimin e kësaj kërkese e ka siguruar Gazeta Blic, i cili u është dërguar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për votim.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm do të kenë mundësi të votojnë pro ose kundër këtij propozimi të Isa Mustafës, deri sonte në orën 19:00

Arsyet e shkarkimit të Osmanit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike për shkak të qëndrimeve të saja kundër Qeverisë Hoti.

Në vazhdim e gjeni të plotë letrën që Isa Mustafa ua ka dërguar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm:

Foto ekskluzive:

Isa Mustafa propozon Avdullah Hotin në vend të Vjosa Osmanit (Dokument)

08/12/2020 17:09

Hoti garanton: Privatët që do të kryejnë teste për-Covid 19 do të mbikëqyren për çmimet