Sporti

Ekskluzive: Intelektualët shpalosin flamurin kombëtar në Suedi

07/17/2018 19:12
nga:Lorik J

Ka filluar ndeshja mes Malmos dhe Dritës. Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Siç edhe ishte paralajmëruar, ‘Intelekualët’ kanë shpalosur një flamur kombëtar gjigant në stadiumin e Malmos në Suedi.

‘GazetaBlic’ ka siguruar një fotografi të tifozëve të Dritës, ‘Intelektualëve’ të cilët kanë shpalosur flamurin gjigant prej 330 m2.

Foto e siguruar nga GazetaBlic
Foto e siguruar nga GazetaBlic
Foto e siguruar nga GazetaBlic
Foto e siguruar nga GazetaBlic

Në stadiumin e Malmos janë të pranishëm afro 200 tifozë të skuadrës së Dritës – të cilët po motivojnë skuadrën shqiptare për një rezultat pozitiv.

Vlen të theksohet se ndeshja e parë mes skuadrave në Mitrovicë ka përfunduar me rezultatin 0-3 në favor të suedezëve.

/GazetaBlic/

12/17/2018 00:16

Pas Haradinajt, edhe Bërnabiq shkon në Bruksel