Sporti

EKSKLUZIVE: Flet Florian Marku për Gazeta Blic, tregon se kur do ta shohim në Tiranë

02/11/2018 11:25
nga:Y.K

Florian Marku, kick-boksieri-i shqiptar, mbrëmë ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic.

Marku ka mposhtur kundërshtarin qysh në raundin e parë, madje edhe ia ka thyer hundën, shkruan Gazeta Blic

Kampioni nga Shqipëria sot në një prononcim ekskluziv për Gazeta Blic, ka treguar që në muajin mars ose prill do të organizojë një duel edhe në kryeqytetin shqiptar Tirana.

“Në mars ose në Prill do të bëhet diçka madhështore në Tiranë” tha Marku

Në pyetjen e Gazeta Blic, se a do ta shohim edhe në Prishtinën ? Ai kështu u përgjigj

“Do të më pëlqente shumë që të vija në Prishtinë për një meç, por nuk kam pasur akoma ndonjë ofertë konkrete, ta shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen” përfundoi Marku./Gazeta Blic

Florian Marku kështu e deklasoi boshnjakun Dzevad Mutfic

 

03/19/2018 20:09

Zyrtare: Florian Marku – serbi Sladjan Dragisic do të zhvillohet në Tiranë, ja në cilën ditë