Sporti

Ekskluzive | Bujar Pllana pritet të transferohet tek Slaven Belupo në Kroaci

06/26/2023 14:46
nga:E K

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar për largimin e Bujar Pllanës nga ekipi.

Pllana ishte një nga lojtarët më të mirë të FC Prishtinës në edicionet e fundit, por ai do ta vazhdojë karrierën në Kroaci.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se Pllana pritet të transferohet tek ekipi kroat, Slaven Belupo.

21 vjeçari pritet të bashkohet në ekipin kroat edhe me dy futbollistë tjerë kosovarë që luajnë aty, Arbër Hoxhën dhe Arb Manaj. Zyrtarizimi i Pllanës pritet të ndodhë shpejtë, nëse nuk ndryshon diçka në momentet e fundit.

/GazetaBlic Sport/