Mesfushori i mirënjohur kosovar, Arbios Thaçi tashmë është bërë me skuadër të re.
GazetaBlic Sport mëson se ish futbollisti i Drenicës tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Malishevës.
Thaçi luante te Drenica që një kohë të gjatë dhe për vite të tëra ai ishte figura kyesore tek skuadra nga Skenderaj, madje sezonin e kaluar duke e ndihmuar jashtë mase klubin që ta ruaj statusin e saj në Superligë.
Blic Sport kishte raportuar ekskluzivisht katër ditë më parë largimin e tij nga Drenica.
Mirëpo, ai tashmë ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë tek skuadra e Ligës së Parë, Malisheva.
Ndër vite Thaçi ka qenë në mesin e mesfushorëve më të dalluar në Superligë duke e ruajtur formën e tij fizike dhe atë teknike. Ai ishte pjesë edhe e Gjilanit më herët.
/GazetaBlic/