Lajme

Ekskluzive: Amerikanët “ultimatum” LDK-së për Qeverinë e re: Nuk duhet të ketë zvarritje

10/28/2019 20:28
nga:Gazeta Blic

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara që sa më parë të formohet qeveria e re e Kosovës.

Gazeta Blic ka marrë vesh se ambasadori amerikan, Kosnett sot ka qenë i qartë me kërkesat e tij për formimin e Qeverisë së re.

Sipas burimeve të afërta Me takimin e Kosnnet me drejtuesit e LDK-së: Vjosa Osmani, Lutfi Haziri e Kujtim Shala, është kërkuar që sa më parë të formohet qeveria.

“Ambasadori amerikan ka kërkuar nga LDK që të mos ketë zvarritje në formimin e Qeverisë së re”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, Kosnett me këtë rast i ka njoftuar drejtuesit e LDK-së edhe për vizitën e Palmer, që do ta ketë ditëve në vijim në Kosovë.

Ndërkaq, në njoftimin e lëshuar për media pas takimit të Kosnett me zyrtarët e lartë të LDK-së thuhet se “Nënkryetarët e LDK-së Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri janë takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin biseduan për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Ndërsa diplomati amerikan Philip Kosnett inkurajoi LDK-në të vazhdojë qasjen konstruktive në proceset e Kosovës.”

Ambasadori amerikan gjatë ditës, pas takimeve me drejtuesit e LDK-së, e takoi edhe liderin e VV-së, Albin Kurtin, ku kryefjala ishte qeveria e re.

Në këtë takim, sipas njoftimit të VV-së u fol në lidhje me ecurinë e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re, zhvillimi ekonomik i vendit dhe lufta kundër korrupsionit.

Ndërsa kryetari i LVV-së Albin Kurti e njoftoi ambasadorin z. Kosnett me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re.

“Prioritet, tha ai, do t’i kushtohet sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit të lartë institucional, në mënyrë që t’i hapet kështu rrugë edhe progresit socio-ekonomik”, thuhej në njoftim.

“Formula” e Lëvizjes Vetëvendosje për ndarjen e pushtetit me LDK-në. “Ministrat nuk mund të flasin pa lejen e Albin Kurtit”

12/12/2019 00:09

“LDK e zuri në befasi Vetëvendosjen”