Futbollisti kosovar, Adenis Shala ka kompletuar transferimin në Uzbekistan.
Shala i cili ishte një nga lojtarët kyç të Shkëndijës në vitet e fundit, vendosi të largohej nga klubi tetovar, si një kampion i vërtetë, duke fituar titullin kampion në Maqedoni, ku kontriboi shumë me paraqitjet e tij.
E tash, Adenis Shala do nisë një aventurë krejt të re dhe më të mirë në karrierë, duke rritur nivelin, pasi bën hapin tjetër në karrierë.
Sipas informacioneve të “GazetaBlic Sport”, Adenis Shala ka arritur transferimin në Uzbekistan, tek skuadra e madhe atje, Nasaf Qarshi.
Kjo skuadër momentalisht është në vendin e parë dhe ata kërkuan me çdo kusht Shalën, për të përforcuar sulmin e tyre.
Shala me shpejtësinë dhe kualitetin e tij do të ndihmojë shumë ekipit të ri.
Kosovari u nis sot nga aeroporti i Prishtinës, pér tek ekipi i ri.
Ja pamjet:

/GazetaBlic Sport


