Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, së bashku me kandidatin për Kryeministër nga ky subjekt politik, Lumir Abdixhiku, kanë qëndruar sonte në Batllavë.
Hyseni tha se aty ishte entuziasëm e atmosferë feste ngase fryma e fitores po shihet e po ndihet gjithandej Llapit e Gollakut.
“Faleminderit Batllava ime” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se Ekrem Hyseni në këto zgjedhje kandidon me numrin 16.
Postimi i plotë:
FALEMNDERIT BATLLAVA IME!
Sonte në vendlindjen time, në Batllavë pritëm Kryetarin e LDK-së, Kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku.
Entuziasëm e atmosferë feste!
Ngase, fryma e fitores po shihet e po ndihet gjithandej Llapit e Gollakut, kudo në Republikën tonë.
Në këtë tubim
Ishin shumë,
Sepse, ishin krejt!
Ishin shumë, sepse Krejt Batllava është LDK!
Ashtu, siç më 9 shkurt do jet krejt Llapi!
Çdo shtëpi sonte ka mbet e zbraztë, e janë tubuar këtu ta presin miqësisht Kryeministrin Abdixhiku!
Kjo dëshmon se Batllva dhe gjithë Llapi e Gollaku e kanë shumë seriozisht!
E kanë aq seriozisht, sa e ka seriozisht fitoren e LDK-së në Llap e në Kosovë, kryeministri ynë në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku!
Të nderuar të pranishëm,
Çdo natë po përçoni porosi të qartë, po tregoni vendosmëri, po dëshmoni BESNIKËRI!
E kjo, natyrisht se po u dhemb shumë, kur po na shohin se jemi shumë!
E shumë më shumë po u dhemb, kur po na shohin se jemi bashkë, më të bashkuar se kurrë!
Fort ma shumë po u dhemb, kur po e shohin sa të vendosur janë llapjanët për fitoren e LDK-së!
Por, shumë, shumë më shumë do t’u dhemb me 9 shkurt!
Atëherë do ta kuptojnë qartë, kur përkundër propagandës së tyre, do të flas BESIMI QYTETAR, do të flas VOTA e secilit prej jush!
Falemnderit për Përkrahjen e fuqishme!
Falemnderit për Besimin!
Falemnderit Batllavë, Llap e Gollak!
I juaji, Doku!