Në orën 16:00 do të takohet Ekipi Negociator i Kosovës për të diskutuar lidhur me Platformën e Dialogut me Serbinë.
Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar njëri nga bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për bisedimet me Serbinë.
Një takim për Platformën e Dialogut është zhvilluar edhe mesditën e sotme mes krerëve të shtetit.
Ishte kryekuvendari, Kadri Veseli ai i cili priti në një takim të përbashkët presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.
Pjesëmarrësit në takim janë pajtuar që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut.