BLIC.TV

Ehat Miftaraj: Gjyqtari që merret me rastin si ai në Gjakovë, fillimisht duhet të jetë qytetar

09/18/2020 20:28
nga:M K

Ehat Miftaraj, nga instituti IKD, ishte pjesë e dokumentarit “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Ai foli rreth uljes së dënimit për Pjetër Ndrecaj, në rastin që bëri bujë javën e fundit në vendin tonë, përcjell GazetaBlic.

Miftaraj, ndër të tjera u shpreh se këto veprime janë të padenja, pasi gjyqtari fillimisht duhet të jetë qytetar i Republikës, para se të jetë gjyqtar i ndonjë rasti.

“Fatkeqësisht gjyqtarët në Kosovë ende nuk janë në gjendje t’i ndjekin rrethanat apo ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

Gjyqtari që gjykon një rast si ky duhet të jetë edhe qytetar i Republikës dhe të kuptoj se si po cenohen vlerat përmes veprave penale, siç janë vrasjet kur një gjyqtar nuk është në gjendje ta kuptoj këtë dhe kur bie nën ndikim apo ka më shumë mëshirë sesa që ia lejon ligji.

Vijnë në rrethana të tilla dhe e harron viktimën, e harron gruan e vrarë, fëmijën e vrarë…pra harron se dy njerëzve u është marrë jeta pdrejtësisht

I tërë fokusi është që të shpëtohet i pandehuri dhe vijnë më dënime të tilla. Ky është mesazhi më i keq për të gjithë ata kryerës potencialë të cilët e dinë se me një vrasje, pas 15 ose 20 vitesh mund të jenë të lirë”, përfundoi Miftaraj.

Si ndodhi zbutja e dënimit ndaj Pjetër Ndrecajt? Expose

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 18 septembre 2020

/GazetaBlic/

09/27/2020 22:17

Miftaraj për aksionin e Karaçevës: Në botë konfiskohet drogë e lekë, në Kosovë konfiskohen lopë e dele