Sporti

Egjiptianët besojnë tek Salah

06/19/2018 15:23
nga:Lorik J

Egjiptianët po numërojnë orën për të parë në fushë skuadrën e tyre dhe yllin e ekipit kombëtar, Mohamed Salah.

Egjipti sonte do të përballet me Rusinë me fillim nga ora 20:00 dhe në këtë duel pritet që Salah të luajë për herë të parë në Kupën e Botës, shkruan GazetaBlic

Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper ka deklaruar dje se Salah do të jetë gati për këtë duel.

“Besojë se është gati. Jam i sigurtë se ai do të luajë”, tha Cuper.

Sipas mediave nga Egjipti, të gjithë popullsia po pret që Salah të rikthehet në fushë. Egjipti në sfidën e parë ka humbur nga Uruguai me rezultatin 0-1, kurse Rusia ka fituar 5-0 ndaj Arabisë Saudite.

/GazetaBlic/

07/22/2018 20:25

Zyrtare: Ozil pensionohet nga Gjermania