Lajme

Efektet e taksës 100% në industrinë prodhuese

01/22/2020 07:57
nga:B. D

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot organizon tryezë diskutimi mbi efektin e tarifës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjaku në ekonominë e vendit një vit pas aplikimit të saj.

Në këtë tryezë do të diskutohen tema të ndryshme si bilanci tregtar i Kosovës gjatë viteve 2016-2019, cilat janë përfitimet e prodhimeve vendore pas vendosjes së tarifës, cilët janë përfituesit më të mëdhenj nga tarifa 100%, punësimi në sektorin e prodhimit: para dhe pas tarifës 100% etj..

Tryeza e diskutimit mbahet në Orion Conference Centre duke filluar nga ora 10:00.