Sporti

Edon Zhegrova sërish jashtë skuadrës, nuk ftohet fare për derbin e madh të Zvicrës!

09/22/2019 16:06
nga:Lorik J

Skuadra e Baselit aktualisht është duke zhvilluar takimin ndaj Young Boys, duel ky i cili është derbi në Zvicër – pasi të dyja skuadrat po luftojnë për kreun e tabelës.

Megjithatë, lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova nuk na sjell lajme aspak të mira nga ky ballafaqim, raporton GazetaBlic.

Trajneri i Baselit, Koller nuk e ka ftuar fare Zhegrovën në këtë duel – pasi nuk po llogarit fare në shërbimet e tij.

Kjo nuk është hera e parë që kjo po i ndodhë Zhegrovës në këtë edicion dhe mbi të gjitha lojtari ka filluar të aktivizohet tek Baseli u21.

/GazetaBlic/