Lajme

Edita Tahiri: PDK e LDK ia dijnë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke, LVV jo, se nuk kanë ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës

03/12/2023 12:01
nga:Y I

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i’a dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke me Serbinë sepse nuk ka ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës“.

Ndërkaq, sipas saj, vlerën marrëveshjes reciproke me Serbinë ia dijnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke shtuar se ato janë pasardhëse të LDK-së dhe UÇK-së.

“PDK dhe LDK ia dijne vleren thelbesore te marreveshjes me njohje reciproke sepse jane trashegimtare te UCK dhe LDK qe jane realizuesit e pavaresise se Kosoves, ndersa VV dhe as Kurti nuk ia dine vleren sepse nuk kane ekzistuar ne kohen e clirimit dhe pavaresimit te Kosoves“, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë: