Lajme

Edita Tahiri paralajmëron: Kanë mbetur edhe disa ditë për ta rikthyer Amerikën pranë Kosovës

09/22/2025 12:21
nga:Genita C

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova po ecën e vetme që nga pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-ja, raporton GazetaBlic.

Në një postim publik, Tahiri theksoi se vendi ka ende mundësi të marrë veten dhe të rikthejë mbështetjen amerikane, duke shtuar se “kanë mbetur edhe disa ditë”.