Edita Tahiri ka thënë se dje në parlament është parë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me opozitën.
Sipas Tahirit, dje pati edhe pazare dhe se skena politike ka mbetur prapë e polarizuar.
“Duke mos hyre ne gjera qe i ngjanin pazareve dje, deshiroj te theksoj se institucionet u kompletuan por skena polititike mbeti shume e polarizuar. Opozita ne pjesen me te madhe doli kunder. I takon partise ne pushtet qe te gjej rruget e bashkepunimit me opoziten sepse temat e medha per vendin kerkojne perkrahjen e opozites. U pa edhe dje, se po te mos bente kompromis nje pjese e opozites nuk do kishte rezultate” shkruan Tahiri në reagimin e saj.