Lajme

Edi Rama viziton sot Kosovën, takon këta zyrtarë shtetërorë

06/29/2020 08:51
nga:N S

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do qëndrojë sot Kosovë.

Në vizitën e tij zyrtare, Rama do të zhvillojë disa takime radhazi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Rama takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

Rama pritet të qëndrojë në Kosovë pikërisht në një situatë shumë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Madje Rama gjatë javës së kaluar qëndroi në Parlamentin e Shqipërisë ku iu drejtua qytetarëve dhe deputetëve lidhur me luftën e pastër të UÇK-së si dhe drejtimin e komandantëve të UÇK-së, disa prej të cilëve tash e sa vite janë pjesë e strukturave politike e udhëheqëse.

08/02/2020 18:41

Edi Rama pas vdekjes së nënës: Në emër familjes sonë ju falënderoj përulësisht për praninë tuaj