Lajme

Edi Rama nuk u sulmua me serum!

02/02/2023 13:08
nga:N M

E PËRMIRËSUAR: Lajmi i publikuar nga gazetablic.com me përshkrimin ‘Edi Rama sulmohet me serum nga deputetët e opozitës’ nuk është bërë me 2 shkurt 2023, siç është raportuar nga ne edhe nga mediat tjera.

E vërteta është se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është sulmuar sot me serum. Video që është publikuar është bërë me 14 shkurt 2019, kur në një seancë të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka kishte sulmuar me ngjyrë kryeministrin Rama.

Mediat e Shqiërisë raportojnë se kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur fare në seancë dhe ka caktuar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin për interpelancë, por kjo nuk u pranua nga deputetët.

Titulli: Hallakamë në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Rama sulmohet me “serum” nga deputetët e opozitës

13:08:11 PM

Kuvendi i Shqipërisë është përshirë përsëri nga kaosi pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë për t’u përgjigjur për lidhjet e tij me ish-kreun e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Pas bllokimit të foltores për rreth një orë, erdhi kryeministri Rama.

Rama u sulmua nga deputetët e opozitës me diçka, që mendohet se është serum, por që shpëtoi duke u mbrojtur nga sigurimi i pranishëm në sallë.

Kurti: Këto janë gjashtë kushtet kryesore për formimin e Asociacionit