Lajme

Edi Rama nuk ndalet: Sulmon sërish Ramush Haradinajn për taksën, e lavdëron Albin Kurtin

03/01/2020 11:06
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe reagimet në politikën kosovare mbi këtë çështje.

Kreu i qeverisë ka sulmuar edhe ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për të cilin shkruan:

Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!
Rama shkruan më tej se Albin Kurti është në rrugën e duhur.

“Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, përfundon Rama statusin.

Statusi në twitter

Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!
Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.