Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.
Ai do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Por, Rama nuk do të takohet me kryeministrin Kurti.
Në agjendën e kryeministrit për sot nuk parashihet një takim me homologun e tij nga Shqipëria.
Ramës po ashtu do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Nuk dihet arsyeja se pse Kurti nuk do ta presë në takim Edi Ramën./Gazeta Blic/
Presidentja Osmani sot në mëngjes pret në takim Edi Ramën dhe Tony Blair