Lajme

Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak

05/15/2024 20:38
nga:Y I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak, Robert Fico, i cili u plagos sot.

Rama përmes një postimi në “X” ka thënë së është thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga ky lajm.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Rama.