Lajme

Edhe zëvendëskryeministri dënon gjuhën e Thaçit ndaj Vjosa Osmanit

06/10/2020 18:46
nga:E Sh

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, në emisionin Frontal të Televizionit 7, thotë se është e papranueshme gjuha e Presidentit Hashim Thaçi ndaj familjes së kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Tahiri ka thënë se prej kujtdo që vjen një gjuhë e tillë duhet të ndalet sepse, sipas tij, nuk mund të sulmohet asnjë figurë politike përmes familjes.

Teksa ka dënuar gjuhen e përdorur nga presidenti karshi kryeparlementares, zv.kryeministri shton se përdorimi i një gjuhe të tillë është rezultat i mungesës së ligjit për Lustracion.

Presidenti Hashim Thaçi mbrëmë në Klan Kosova ka thënë se babai i kryeparlamentares ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.

Besa Gaxherri i del në mbrojtje Vjosa Osmanit, ja çfarë deklaron!

Thaçi akuza për familjarët e Osmanit- Po të isha në vendin e saj do të isha djersitur!

08/06/2020 13:47

LAJMI I FUNDIT: Presidenti dekreton Ligjin për Buxhetin, pritet ekzekutimi i 170 eurove!