Lajme

Edhe Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje

04/20/2018 19:10
nga:M H

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky subjekt politik është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje, njofton Klan Kosova.

“Natyrisht se po”, tha Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës lidhur me atë se a është Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje..

“Kërkesa për zgjedhje është përmendur, edhe një tryezë javën e ardhshme, ne do të marrim pjesë aty për shkak se besojmë që është e rëndësishme që vendi të shkojë në zgjedhje, pikërisht për shkak të dëmeve dhe vendimeve të këqija të kësaj qeverie”.

Sipas Haxhiut, Kosova duhet tw shkojw nw zgjedhje shkaku i problemeve tw shumta, pavarwisht telasheve tw brendshme pwrbenda subjektve politike.

“Besoj që duke marrë parasysh problemet që i kemi, nuk e kemi komoditetin që të merremi me vetveten, se si i kemi punët nëpër subjektet politike. Vendi ka jashtëzakonisht shumë probleme”.

“Këta (LDK) thonë që duhet qeveri teknike. Nuk ka kuptim me qeveri teknike vetëm për shkak të këtyre problemeve që shfaqen përbrenda LDK-së”

“Ne nuk duhet që kur të flasim për zgjedhje, të flasim nga prizmi se si i kemi punët ne si subjekt politik por si i ka punët vendi. Dhe a është e drejtë karshi qytetarëve që të lihet qeveria Haradinaj në krye të institucioneve të vendit”.

“Vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme sidomos tash kur jemi në prag të bosnjëzimit të Kosovës me veprimet e zotëri Haradinaj”, përfundoi ajo.

03/18/2019 13:23

Kujtim Shala tregon përfundimisht nëse do t’i futet garës për kryetar të LDK-së