Lajme

Edhe të premten vazhdon seanca përfundimtare për “Syrin e Popullit”

01/16/2020 15:46
nga:B. D

Seanca përfundimtare në rastin “Syri i popullit” do të vazhdojë edhe nesër prej orë 13:30.

Të akuzuarit e kanë quajtur të paqëndrueshme aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Prokurori special, Sylë Hoxha në mungesë të provave ka hequr dorë nga ndjekja penale për Sadik Berisha dhe Lirije Luzhën.

Kurse për ta akuzuarit e tjerë ai tha se ata janë anëtarë aktiv të organizatës kriminale “Syri i Popullit” ku secili me mënyrën e vet ka kontribuar.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja, Naime Jashanica-Krasniqi tha se seanca është publike mirëpo kamerat nuk kanë marrë leje të xhirojnë fjalën përfundimtare.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

06/01/2020 19:04

Zyrtare: Nesër Kryesia e Kuvendit, vendos për mbajtjen e seancës ku do të zgjidhet Qeveria e re