Lajme

Edhe Stipe Mesiç në Kosovë

06/12/2019 09:30
nga:L H

Kosova sot shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATOS, ditën kur filloi çlirimi i Kosovës nga forcat serbe.

Për të marrë pjesë në ceremoninë që është përgatitur për këtë rast, dje në Kosovë kanë arritur ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright.

Për nderë të miqve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi mbrëmë shtroi një darkë. Në këtë darkë përveç ish-presidentit Clinton dhe ish-sekretares Albright, prezent ishin edhe shumë miq të tjerë të Kosovës.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-presidenti kroat Stipe Mesiç.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sjediu ka qenë ai i cili ka publikuar fotografi së bashku me të dy ish-presidentët Cliton dhe Mesiç.

Kujtojmë se sot tubimi kryesor për të shënuar 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATOS do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet deri më 12:30. Po ashtu sot do të bëhet edhe përurimi i bustit të Albright.