Sporti

Edhe Shala pritet t’i mungojë Kosovës, thyen dorën në stërvitje

08/22/2019 14:29
nga:Ideal

Herolind Shalën e ka përcjell fatkeqësia, pasi mesfushori i Valerenga e ka thyer dorën gjatë një seance stërvitore dhe rrezikon t’i mungojë Kosovës përsëri edhe në ndeshjet e shtatorit në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020.

Shala, i cili i humbi dy ndeshjet e Kosovës kundër Malit të Zi (1:1) dhe Bullgarisë (3:2) në muajin qershor shkaku i një lëndimi muskulor, ka pësuar frakturë në dorën e djathtë gjatë një seance stërvitore të mërkurën, njofton klubi i tij nga Oslo.

Si pasojë, Shala rrezikon t’i mungojë përsëri Kosovës edhe në mbase dy ndeshjet më vendimtare të saj në fushatën e parë kualifikuese për Kampionat Evropian, edhe pse është herët të dihet se çfarë periudhe kohore do të mungojë ai.

Ky është lëndimi i dytë i mesfushorit defensiv brenda pak muajve. Klubi ka njoftuar se ende është herët të vihet saktësisht sa do të mungojë 28-vjeçari.

Ndërkaq klubi në ‘Twitter’ shkruan “Shala në pushim, për fat të keq”.

Ja postimi i plotë:

/GazetaBlic/