Lajme

Edhe Serbia ka planin 4-pikësh për Kosovën

03/12/2018 08:36
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka ndier veten rehat në Prelluzhë të dielën kur bashkë edhe me ish-futbollistin e njohur serb, Dejan Stankoviq, ia kanë dorëzuar një donacion Qendrës për Punë Sociale në komunën paralele të Vushtrrisë në Prelluzhë, si dhe kanë bërë një kontratë për ndërtimin e shtëpisë së një familjeje serbe në këtë fshat. 

Gjuriq ka marrë shumë ankesa nga serbët e atyshëm, posaçërisht pas përmbytjeve të fundit, në të cilat janë dëmtuar, siç kanë thënë serbët e Prelluzës, 120 shtëpi.

Gjuriq ka thënë se Serbia do t’u ndihmojë të gjithëve, por kur është pyetur për planin 4-pikësh të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili fillimisht do t’i dorëzohet presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Gjuriq ka shpërthyer me të njëjtën retorikë sikurse çdoherë që viziton Kosovën.

“Kosova është Serbi dhe si gjithmonë Serbia është në Kosovë me institucionet e saj. Serbët e Kosovës e kanë mbështetjen e shtetit të tyre dhe ata e dinë se kurrë nuk do të jenë vetëm. Unë nuk do të flisja shumë për politikën e as për këtë që më shtruat pyetjen, por mund vetëm të them se për këtë duhet ta pyetni Departamentin e Shtetit. Nëse dikush di gjë për këtë, atëherë ata janë që e dinë se kjo është e tëra që mund ta them. E kemi edhe paketën serbe për Kosovën, por kjo është paketa jonë”, ka thënë Gjuriq në Prelluzhë të Vushtrrisë, të dielën.

 

 

12/09/2018 17:27

Pas taksës 100 për qind, Qeveria shton edhe tri masa të reja për Serbinë