Lajme

Edhe pas katër orësh nga dy marrëveshjet Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti hesht

02/14/2020 14:46
nga:Norë Kelmendi

Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore dhe marrëveshjen për autostradat, shkruan GazetaBlic.

Këto marrëveshje janë arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Dë dyja ujditë janë firmosur në prani të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por edhe pas 4 orëve, duket se Qeverisë së Kosovës nuk i la përshtypje një marrëveshje e tillë, kjo pasi që as pas kësaj kohe, nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar të Qeverisë lidhur me marrëveshjen

GazetaBlic gjatë tërë ditës ka tentuar të kontaktojë me kabinetin dhe zyrën e kryeministrit Kurti, por askush nga këta nuk e kanë hapur telefonin.

Madje të njëjtit nuk i janë përgjigjur as email-ave lidhur me këtë çështje.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar presidentit Thaçi një takim paraprak lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Konferencën e Mynihut për Siguri, por ky I fundit nuk i ka dhënë përgjigje zyrtare Kurtit.

Por një përgjigje, presidenti Thaçi e dha sot para mediave pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në Mynih.

Thaçi tha se është shumë e rëndësishme që pozita dhe opozita të jenë unike në çështjet e rëndësishme si ato të marrëveshjeve.

“Ne duhet të fokusohemi në bashkëpunim ndërinstitucional. Por të kemi edhe koordinim në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pozita edhe opozita duhet të jenë unike. Presidenti i vendit do të investojë në këtë”, tha Thaçi.

Kujtojmë se njohësit e çështjeve politike gjatë ditës së sotme i kanë thënë GazetaBlic se Qeveria e Kosovës e ka obligim kushtetues dhe ligjor që të deklarohet rreth marrëveshjeve të arritura sot mes Kosovës dhe Serbisë.

https://gazetablic.com/analisti-politk-qeveria-ka-obligim-te-deklarohet-per-marreveshjet-me-kete-intensitet-shpejt-do-te-kete-marreveshje-finale/

Grenell: Marrëveshjet, falë direktivave të qarta të Presidentit Trump

PSD: Albin Kurti, vagon i negociatave të Hashim Thaçit

 

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria