Sporti

Edhe një yll tjetër mund t’i bashkohet Kosovës

09/14/2018 11:35
nga:M K

Përfaqësuesja e Kosovës gradualisht po fillon të konsolidohet.

Ardhja e lojtarëve të rinj në muajt e fundit dhe atyre potencial, padyshim se do të krijojnë një grup të mirë të futbollistëve, shkruan GazetaBlic.

Për këtë meritat më të mëdha i ka selektori Challandes, i cili ka shënuar edhe rekorde evropiane, duke e bërë kombëtaren tonë si njërën nga pesë vendet anëtare të UEFA-së që nuk ka pësuar humbje në vitin 2018.

Vet selektori ka marrë përgjegjësinë mbi supe që t’a bind futbollistin e FC Zurich, Mirlind Kryeziu të luajë për Kosovën.

Kryeziu është i lindur me 26 Janar të vitit 1997, ndërsa luan në pozitën e mbrojtësit.

Mbetet të shihet muajve të ardhshëm nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu mbajmë të informuar në kohë për ç’do ndryshim të mundshëm.

/GazetaBlic/

09/17/2018 21:44

Një autobus tjetër nga Kosova, sulmohet me gurë në Serbi!