Lajme

Edhe një viktimë nga koronavirusi- Shkon në 5 numri i të vdekurve, të gjithë përdorën maskën e njëjtë për frymëmarrje

07/05/2020 12:04
nga:Gazeta Blic

Është shënuar edhe viktima e radhës nga COVID-19.

Koha mëson se pesë persona kanë vdekur sot nga COVID-19 në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 71.

Dyshohet se të gjithë viktimat kanë përdorur maskën e njëjtë të asistimit për frymëmarrje.

Më herët u raportua për 4 të vdekur gjatë natës, derisa policia e proluroria shkuan në vend të ngjarjes.

U raportua se dyshohet për dështimin e funksionimit të sistemit të oksigjenit.

Nga policia e as nga prokuroria ende nuk e kanë thënë as edhe një fjalë, raporton Gazeta Blic.

Në Klinikën Infektive ka shkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Rritja e numrit të vdekjeve me Covid-19, dyshohet se dështoi sistemi i oksigjenit në Infektivë

08/10/2020 07:37

150 ditë me COVID-19 në Kosovë, kjo është situata tani për tani