Lajme

Edhe një viktimë në Shqipëri nga koronavirusi, shkon në 5 numri i të vdekurve

03/23/2020 10:14
nga:E Sh

Gjatë mëngjesit të sotëm ka vdekur pacienti 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me Covid-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Ai është viktima e pestë i prekur nga Covid-19 në Shqipëri.

Më herët, po ashtu u njoftua se kishte vdekur edhe një person si pasojë e virusit COVID 19, në Shqipëri.

“Pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, njoftohej, raporton TCH.

04/02/2020 18:48

Vdes komediani i njohur pas diagnostifikimit me Koronavirus