Lajme

Edhe një tjetër Deputet i PSD-së banon me qira në Prishtinë

06/12/2018 19:42
nga:D.I

Jo vetëm Frashër Krasniqi banon me qira në Prishtinë, edhe deputeti tjetër i PSD-së, Dardan Molliqaj jeton në banesë me qira në Mati 1 në kryeqytet, raporton Gazeta Blic. 

Kështu të paktën ka deklaruar ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e pasurisë së tij të paluajtshme ka thënë se nën-pronësinë e prindit të tij ka një shtëpi me vlerë prej 60 mijë euro si dhe një truall me shumë 45 mijë euro.

Deputet i PSD-së vozitë veturën Alfa Romeo e cila i ka kushtuar 4 mijë euro.

Para të gatshme në bankat e Kosovës në total ka 3 529,97 euro.

Tek përshkrimi i hollësishëm i të hyrave vjetore, Molliqaj ka deklaruar se merr 7.490.41 euro nga Kuvendi i Kosovës për punën e tij si deputet.
Ndërsa prindi i tij në vit merr gjithsej 2.040 euro.

Kliko KËTU për të parë pasurinë e Molliqajt.

/GazetaBlic/

10/17/2018 16:35

Kuçi: Gjasat që qeveria të rrëzohet nga subjektet opozitare pa Partinë Socialdemokrate janë pothuajse zero!