Opinion

Edhe një ikje nga Prizreni e Kosova, jo me dëshirë por nga halli

09/09/2019 13:52
nga:Bashkim Kajdomçaj

Shkruan: Bashkim KAJDOMÇAJ

Nga sot Prizreni, përkatësishtë Kosova ka, të paktën 6-të banorë rezident më pak. Mëngjesin e sotëm, jo me dëshirë por nga halli, Haxhi Gashi (fqiu im) të cilin e njohë mbi 30-të vite migroi në Amerikë ! Ai, me familje iu bashkua karvanit të ikjes,..!

’Po shkoj, jo me dëshirë por nga halli. Unë, e hëngra pjesën time, jam në moshë (52 vjeçar) por për këta fëmijë. S’dua t’ua vras edhe më tutje shpresën’, më tha derisa i rrodhën lotët mbrëmë, derisa po përshëndeteshim. Haxhiu, ka patur mundësi të ik që në vitet 90-ta në Amerikë (kishte famijarë atje). Mirëpo, nga atdhe dashuria nuk e bëri këtë. Pas lufte më 2003 kishte dhe ‘green card’, e refuzoi. Dhe tani pas 16-të vitesh, merr këtë hapë. Ik nga Prizreni dhe Kosova. ‘Me zemër të thyer po ik. Kam kalbur më shumë se gjysmën e jetës. Po detyrohem të lë të afërmit, varret e të parëve, për një perspektivë për fëmijët’, më tha me lot ndër sy, të dielën mbrëma derisa e takova dhe po i uroja rrugë të mbarë. Uroj jo për herë të fundit ! E klasa politika, institucionet që nga do e kanë gojën plotë mirëqenie, perspektivë e të tjera e të tjera.

Mundë vetëm të shprehin keqardhjen se nga 6-të anëtarët e familjes së Haxhi Gashit, që tani po fluturon mbi Oqean, 4-tër nga ta ishin votues potencial.Mund të kenë minus 4-tër vota. Kjo mund të jëtë keqardhaj tyre !Kaq , asgjë më shumë.Tmerr !!! Kalo mirë në vend të huaj Haxhi, pasi yti s’të deshi !

( Autori është koodinator i KMDKNJ-së në Prizren )