Lajme

Edhe një gjeneral i UÇK-së ftohet nga Specialja

02/11/2019 16:56
nga:FL.B

Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Brahimaj ka konfirmuar për Express se ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale dhe do t’i përgjigjet asaj.

Jam i gatshëm të bashkëpunoj dhe t’i përgjigjem ftesës sic kam bërë edhe më herët”, ka thënë Brahimaj.

Brahimaj ka qenë zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit, ndërsa më parë ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, por ishte shpallur i pafajshëm.

Ai thotë se është i gatshëm që edhe njëherë t’i përgjigjet një Tribunali, i cili u formua nga Kuvendi i Kosovës në gusht të 2015-ës.

“Vota ime ka qenë kundër si deputet për këtë gjykatë, por unë e respektoj si kanë votuar shumica e deputetëve”, është shprehur ish-deputeti i AAK-së.

02/18/2019 16:06

Këtë version të ‘Oj Kosovë oj nana ime’ nga një duet turk s’e keni dëgjuar asnjëherë