Lajme

Edhe një deputet i LDK-së reagon pas deklaratave të Glauk Konjufcës

12/03/2019 23:22
nga:A. R.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të sapozgjedhur të LDK-së, Haxhi Avdyli ndaj Glauk Konjufcës, i cili deklaroi se propozimi i tyre është ndarja e ministrive 5 me 5.

“Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”, tha Konjufca.

Nga ana tjetër, Avdyli, është i mendimit se Glauku është nisur me anakronizimin politik: nëse unë kërkoj këtë post e atë post për vetën dhe dostat, po bëj nga sakricifa për popull e ju, pra LDK-ja, duhet të jeni servis për ne.

Sipas Avdylit, Vetëvendosje po lyp poste për vetën.

Postimi plotë:

Anakronizmi politik nga diskutimi i Glaukut: Nëse unë kërkoj këtë post e atë post për veten dhe dostat, po bëj nga sakrifica për popullin, e ju duhet të jeni servis për ne. E po që se lypni ju poste për vete, ju po bëni për karrierizëm, për X persona, e turli faqe të zezë. 221.000 dhe 206.000 votues po del sjanë popull i barabartë që kanë votuar për ndryshim. Apo ndoshta një popull është ma popull se tjetri.

A po dështon koalicioni VV-LDK?! – Abdixhiku i reagon ashpër Konjufcës