Lajme

Edhe një deputet i LDK-së preket nga koronavirusi

07/08/2020 00:00
nga:Gazeta Blic

Pas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës e deputetit Haxhi Avdyli, Covid-19 ka prekur edhe deputetin Visar Hotin.

Lajmin e ka bërë publik vet deputeti përmes llogarisë në Facebook

Ai ka treguar se ka një javë që ka rezultuar pozitiv dhe është vetëizoluar.

“Bashkëbisedimi i radhës me vajzën time Bionën. Kjo si rezultat i ditë së shtatë (7) të vetizolimit pasi që unë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Fatmiresisht të gjithë familjarët e mi, shokët dhe miqtë nga kontaktet e mia kanë rezultuar negativ dhe po ndihen si është më së miri”, ka shkruar Hoti.

 

Shënohen tri viktima nga COVID- 19

08/06/2020 22:16

Selimi: Për rrëzimin e Qeverisë Hoti, llogarisim edhe në votat e Vjosa Osmanit