Showtime

Edhe në javën e pestë rresht në vendin e parë “One Kiss” i Duas dhe Calvinit

05/17/2018 15:01
nga:F.B

“One Kiss” e Dua Lipës dhe Calvin Harrisit po vazhdon të pëlqehet prej publikut.

Dyshja e kanë sjell javë më parë këngën e re, e cila u shndërrua në hit në rrafshin ndërkombëtar.

Edhe këtë javë, për të pestën rresht, kënga renditet në vendin e parë të top listave në Britani të Madhe.

Dyshja vetëm këtë javë ka shitur rreth 39 mijë kopje ndërsa ndiqet me prej Drake me këngën “Nice For What”.

Theksojmë se deri më tani videoja e këngës është shikuar rreth 48 milionë herë në YouTube pas versionit që u soll pa video, i cili është dëgjuar mbi 64 milionë herë.

Bukuroshja 22-vjeçare aktualisht është për pushime në disa prej vendeve më turistike portugeze para se të filloj turneun e ri.

Ndryshe, Lipa gjatë verës do të vjen në Prishtinë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill Foundation”.

05/26/2018 22:45

Befasia e radhës, Dua me babain e vëllanë shfaqen kuq e zi nga stadiumi i Kievit