Lajme

Edhe në Durrës qytetarët dalin në rrugë pas lajmit të rremë

09/23/2019 07:06
nga:Natyra

Edhe qytetarët e Durrësit kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Pas Tiranës edhe qytetarët në Durrës kanë dalë në rrugë nga frika e tërmeteve pas një lajmi të rremë që qarkulloi nëpër portale.

Sipas këtyre lajmeve, një sizmolog grek kishte parashikuar që në ora 23:30 të ndodhë një tërmet edhe më i fuqishëm, mirëpo ky ishte vetëm një lajm i rrem dhe asgjë më shumë.
Më poshtë ju sjellim fotografitë që ka siguruar Top Channel.